Ingredientët:
- 1 kg mish i grirë
- 6 presh (vetëm pjesa e bardhe)
- 1 kokërr qepë e madhe
- 4 lugë gjelle salcë domatesh
- 1 filxhan kafe oriz
- 6 thelbi hudhra
- Vaj ulliri
- 1 filxhan uji
- 1 lugë çaji kripë
- 2 tufa majdanoz
Përshkrimi:
Si fillim skuqim qepën dhe hudhrën me pak vaj dhe kripë derisa qepa të zbutet për të shtuar mishin e grirë, (mua më pëlqen të shtoj një lugë çaj mjaltë me kanellë sepse e balancon shumë mirë shijen por kjo është opsionale) i përziejmë mirë dhe më pas shtojmë preshin të cilin e kemi pastruar dhe prerë në copa mesatare.
Pasi i kemi përzier këto të treja shtojmë salcën, ujin, kripën dhe majdanozin, i përziejmë mirë dhe e lëm të marrë valë.
Pasi ka marrë valë e ulim temperaturën dhe e lëm të ziej në temperaturë mesatare (3) për 30 minuta.
Në fund shtojmë orizin, e përziejmë me shumë kujdes, e shtrojmë në tepsi dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 60 minuta ose derisa mos të ketë lëng dhe të dale yndyra në sipërfaqe.




