Gjellë, Pjata Kryesore

Tavë me Speca Të mbushur me Oriz

0 comments

Ingredientët:

  • 8 – 10 speca jeshil
  • 5 – 6 kokrra qepë të mëdha
  • 1 filxhan kafe oriz
  • 3 domate mesatare
  • 3 thelbi hudhra
  • 1 filxhan kafe ujë
  • ½ lugë çaji spec i kuq i ëmbël
  • ½ lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji rigon
  • 3 tufa kopër
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • Pak vaj ulliri sipas dëshirës

Përshkrimi:

Në fillim përgatisim mbushjen ku në një enë të thelle skuqim me një lugë gjelle gjalpë, vaj ulliri, spec të kuq të ëmbël, rigon dhe kripë  qepët e grira mesatarisht derisa të zbuten.

Më pas shtojmë domatet të cilave i kemi hequr lëkurën dhe grirë mesatarisht, I përziejmë dhe e lëm të marre valë në temperaturë mesatare derisa të shteroji disi lëngu I domates.

Në fund shtojmë orizin dhe koperin, e përziejmë disa herë dhe pas kësaj fillojmë mbushim specat të cilat I kemi pastruar dhe tharë (sipas dëshirës mund ti skuqim pak specat parase ti mbushim për një shoje më të mire por unë preferoj mos ti skuq duke menduar se kështu janë më të shëndetshëm).

Specat e mbushur I shtrojmë me kujdes në tepsinë ku do ti pjekim, i spërkasim mirë me vaj ulliri dhe kripë dhe midis tyre shtojmë filxhanin e vogël të kafesë me ujë.

Pas kësaj I pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 1 orë e 30 minuta (pasi sipërfaqja e specave skuqet i kthejmë me kujdes, nëse I kemi skuqur më parë nuk është e nevojshme ti kthejmë).

Pasi e nxjerrim tavën nga furra e lëm të pushoji 5 minuta dhe e servirim të shoqëruar me sallate ose diçka tjetër sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*