Peshk, Pjata Kryesore

Tavë Merluci me Perime

0 comments

Ingredientët:

  • 1 merluc i madh
  • 1 kokërr qepë e prerë në copa të mëdha  
  • 4 – 5 kokrra patate mesatare
  • 5 kunguj jeshil
  • 5 – 7 karota mesatare
  • 15 domate të vogla qershi
  • 10 – 15 ullinj
  • Vaj ulliri + kripe + piper  

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë peshkun dhe e lëmë mënjanë të kullojë ndërkohë që pastrojmë dhe presim perimet në copa mesatare ose sipas dëshirës.

Mbi perimet e prera (patate, kunguj, karrota, qepë) shtojmë vaj ulliri, kripë dhe piper, i përziejmë mirë dhe në fund shpërndajmë gjithandej ullinjtë dhe domatet e vogla qershi të cilat i kemi prerë në dy pjesë.

Perimet i pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 40 minuta, pas së cilave e nxjerrim tavën dhe vendosim merlucin të cilin e spërkasim mire me kripë dhe vaj ulliri dhe e rifusim në furre për 40 – 45 minuta të tjera.

Para se ta nxjerrim nga furra e provojmë dhe një herë me ndihmën e një piruni nëse perimet janë gatuar dhe peshku është bërë.

E servirim menjëherë të shoqëruar me një sallatë me rukola ose sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*