Embelsira, Krem

Tiramisu me Fik të Freskët

0 comments

Ingredientët:

  • 1 pako biskota savojardi
  • 500 ml pana e ëmbël
  • 500 gram mascarpone
  • 1 filxhan sheqer pluhur
  • 1 lugë çaj vanilje
  • 10 fik të pjekur mirë
  • 200 gram arra të grira mesatarisht
  • 100 gram çokollatë e shkrirë
  • 200 ml qumësht
  • 1 lugë gjelle kafe ekspres
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë çaj kakao
  • 1 lugë gjelle disarono (opsionale)

Përshkrimi:

Në një rrahëse elektrike te madhe rrahim panën e ëmbël derisa të formohet një masë kremoze e qëndrueshme

Ndekohë që rrahim panën, mënjanë përziejmë maskarponen me sheqerin pluhur dhe vaniljen, shtojmë 2 – 3 lugë pana të rrahur dhe vazhdojmë e përziejmë derisa të miksohen mire

Ketë masë e shtojmë pak nga pak tek pana dhe vazhdojmë e rrahim derisa kremi të jetë I dendur, intens dhe i qëndrueshëm, pas kësaj e heqim nga ena dhe e lëm mënjanë

Në një ene tjetër përziejmë qumështin, kafen ekspres, sheqerin, kakaon dhe disaronon, dhe tek kjo përzierje kalojmë një nga një biskotat savojardi duke I kthyer nga të gjitha anët për pak sekonda dhe i shtrojmë në enën ku do të përgatisim tiramisu-n (mua shpesh herë më pëlqen ta bëj në formë torte)

Pasi kemi mbuluar me biskotat anët dhe fundin e enës hedhim mbi to një shtresë të kremit me mascarpone, e zbukurojmë me disa fiq të freskët te prerë në copa të vogla, arra dhe çokollatë të shkrirë (ose të grirë) dhe vazhdojmë duke shtruar pjesën tjetër të biskotave pasi I kemi kaluar pak sekonda në qumështin me kakao dhe kafe.

Shtojmë pjesën tjetër të kremit, e zbukurojmë me fiqtë e mbetur, dhe çokollatën e shkrire dhe e fusim menjëherë ne frigorifer për ta konsumuar minimum pas 4 orësh por ideale do të ishte të konsumohej të nesërmen.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*