Embelsira, Krem

Tiramisu me Fruta Pylli

0 comments

Ingredientët:

  • Për Kremin:
  • 500 ml pana e ëmbël
  • 500 gram mascarpone
  • 1 filxhan sheqer pluhur
  • 1 lugë çaji vanilje
  • 1 (250 gram) kavanoz reçel fruta pylli
  • 200 gram arra të grira
  • Për lyerjen e biskotave:
  • 1 pako biskota savojardi
  • 200 ml qumësht
  • 1 lugë gjelle kafe ekspres
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë çaji kakao
  • 1 lugë gjelle disarono (opsinoale)

Përshkrimi:

Në një rrahëse elektrike rrahim panën e ëmbël me ½ e filxhan sheqer pluhur ndërkohë që ½ tjetër të sheqerit pluhur e përziejmë me mascarpone n dhe vaniljen derisa të përftojmë një masë të njëjtë.

Kur pana të ketë arritur trajtën kremoze shtojmë pak nga pak mascarpone n qe kemi përzier mënjanë dhe vazhdojmë e rrahim derisa të përftojmë një krem të dëndur të cilin e lëm mënjanë ndërkohë që vazhdojmë ndërtimin e tiramisus.

Në një enë të gjerë përziejmë qumështin, kafenë, sheqerin, kakaon dhe disaronon dhe tek masa e përftuar vendosim një nga një biskotat savojardi duke I rrotulluar për pak sekonda në mënyrë që të lyhen nga të gjitha anët dhe I vendosim menjëherë në formën ku do të ndërtojmë tiramisun (në rastin tim janë vendosur vertikalisht në një formë keku të cilës mund ti heqim anët)

Pasi kemi vendosur biskotat savojardi në të gjithë anët e enës shtrojmë dhe pjesën e poshtme, dhe mbi të vendosim një shtresë kremi, mbi kremin një shtresë të hollë reçeli dhe mbi të një shpërndajmë gjithandej arrat e grira.

Vazhdojmë duke shtruar dhe një pjesë tjetër savojardi dhe përsërisim po të njëjtën procedurë.

Në fund shtojmë vetëm kremin e mbetur dhe e spërkasim të gjithë sipërfaqen me kakao pluhur.

E lëm të pushoj në frigorifer për minimumi 6 orë para se ta konsumojmë.

P.S: Mund te përdorim reçel sipas dëshirës por ai I vishnjës dhe I frutave te pyllit kombinohen me se miri

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*