Tiramisu si Tortë
Recipe by Rozafa
Course: DessertDifficulty: Medium
Servings
12
servingsPrep time
30
minutesCooking time
0
minutesIngredientët
Për Kremin:
1 pako biskota savojardi
500 ml pana e ëmbël
500 gram mascarpone
1 filxhan sheqer pluhur
1 lugë çaji vanilje
Për lyerjen e biskotave:
200 ml qumësht
1 lugë gjelle kafe ekspres
1 lugë gjelle sheqer
Kakao për zbukurim
Përshkrimi
- Në një rrahëse elektrike rrahim panën e ëmbël me ½ e filxhan sheqer pluhur ndërkohë që ½ tjetër të sheqerit pluhur e përziejmë me mascarponen dhe vaniljen derisa të përftojmë një masë të njëjtë.
- Kur pana të ketë arritur trajtën kremoze shtojmë pak nga pak mascarponen qe kemi përzier mënjanë dhe vazhdojmë e rrahim derisa të përftojmë një krem të dendur të cilin e lëm mënjanë ndërkohë që vazhdojmë ndërtimin e tiramisus.
- Në një enë të gjerë përziejmë qumështin, kafen, sheqerin, kakaon dhe disaronon dhe tek masa e përftuar vendosim një nga një biskotat savojardi duke I rrotulluar për pak sekonda në mënyrë që të lyhen nga të gjitha anët dhe I shtrojmë në enën ku do të ndërtojmë tiramisun. (unë kam zgjedhur ta bëj në formë të rrumbullakët për të dhënë përshtypjen e një torte ndaj do t’ju nevojitet një formë keku të cilit mund ti hiqen anët)
- Pasi kemi vendosur shtresën e parë të biskotave savojardi duke i përhapur me kujdes e duke i prerë tepricat në mënyrë që të jetë sa më uniforme, përhapim mbi sipërfaqen e tyre një pjesë të kremit, e spërkasim me kakao dhe fillojmë shtrojmë pjesën e dytë të biskotave pasi I kemi kaluar në qumështin me kafe, përsërisim të njëjtën procedurë dhe në fund e mbyllim duke e spërkatur të gjithë sipërfaqen me kakao pluhur.
- Unë rekomandoj ta lini të pushoj një natë në frigorifer në mënyrë që të dalë sa më lehtë dhe mirë nga forma.