Ingredientët:
- 1 pako biskota me vanilje
- ½ pako biskota me kakao
- 1 kg kos grek (duhet patjetër i tille)
- 250 gram qumësht i kondensuar
- 100 gram arra
- reçel qershie
- Fruta sipas dëshirës për zbukurim
Përshkrimi:
Në një enë thërrmojmë biskotat dhe arrat mesatarisht me dorë (nuk duhet ti thërrmojmë shumë në mënyrë që të ndihet biskota dhe mos të bëhet qull) dhe i lëm mënjanë.
Në një enë tjetër përziejmë mirë kosin me qumështin e kondensuar derisa të përftojmë një masë të njëjtë homogjene tek e cila shtojmë biskotat dhe arrat e copëzuara më parë.
Masën e përftuar e derdhim në një enë të rrumbullakët të cilës mund ti hapen anët në mënyrë që të jetë me e thjeshtë nxjerrja e ëmbëlsirës prej saj.
Pas kësaj e lëm të pushoj në frigorifer për minimumi 6 orë por unë do të rekomandoja një natë të tërë.
Para se ta shërbejmë shtrojmë në të gjithë sipërfaqen e ëmbëlsirën reçel qershie dhe e zbukurojmë me frutat e stinës.




