Embelsira, Kek

Tortë me Kakao dhe Reçel Qershie

0 comments

Ingredientët:

  • 220 gram gjalpë
  • 1 filxhan sheqer
  • 4 kokrra vezë
  • 1 filxhan çaji kos
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 2 filxhan miell
  • ¾ filxhan kakao
  • 1 lugë çaj pluhur pjekës
  • ½ lugë çaji sodë buke
  • 1 majë luge çaji kripë
  • 250 gram reçel qershie
  • 500 gram djathë Philadelphia
  • 4 – 5 lugë gjelle sheqer pluhur
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 100 gram qershi të freskëta

Përshkrimi:

Në një tas qelqi të thellë përziejmë mirë gjalpin të zbutur ne temperaturë ambienti me  sheqerin, i rrahim bashkë të dyja me ndihmën e një rrahëse dore për 2 – 3 minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.

Më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze,

tek e cila shtojmë kosin dhe vaniljen duke i përzier vazhdimisht.

Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me kakaon, pluhurin pjekës, sodën  e kripën, e përziejmë me kujdes derisa te përftohet një masë brumi uniforme.

Masën e përftuar e derdhim në 2 forma të rrumbullakëta të cilën e kemi lyer më parë shumë mirë me gjalpë ose vaj, e rregullojmë mirë të gjithë sipërfaqen me ndihmën e një spatule dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C dhe e pjekim për 35 minuta.

Me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.

Pas kësaj e lëm kekun të ftohet plotësisht dhe e ndajmë në 2 pjesë secilin.

Mënjanë përgatisim kremin ku në një enë rrahim shumë mirë djathin philadelphia me sheqerin, vaniljen dhe qumështin derisa të përftojmë një masë kremi të dendur.

Pas kësaj fillojmë shtrimin e tortës duke marë shtresën e parë të cilën pasi e spërkatur pak me një sherbet të hollë bëjmë një shtresë me krem dhe në mes të tij një shtresë të hollë me reçel qershie, e spërkasim me arra të grira dhe vendosim pjesën tjetër të kekut.

Veprojmë kështu deri në fund dhe e zbukurojmë sipas dëshirës.

Pasi e kemi përfunduar e lëm të pushoj në frigorifer për minimumi 2 orë në mënyrë që kremi të ngrije dhe shija të behet më intensive.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*