Brumra, Bukë, Embelsira

Tsoureki Gërshet – Buka Tradicionale e Pashkëve

2 comments

Ingredientët:

  • 40 gram maja e freskët
  • 230 gram qumësht
  • 2 kokrra vezë
  • 125 gram gjalpë
  • 680 gram miell për tsoureki
  • 120 gram sheqer
  • 1 majë luge çaji kripë
  • 8 gram mahlepi – 1 luge çaji
  • 8 gram mastika – 1 ½ luge çaji
  • I kuqi I një veze + 1 lugë gjelle uji
  • Bajame me feta për dekor  

Përshkrimi:

Në fillim ngrohim pak qumështin (nuk duhet të jete3e I nxehtë por I ngrohtë) dhe në hedhim majanë, e përziejmë me kujdes dhe e lëm të pushoj 5 minuta.

Ndërkohë mënjanë përziejmë miellin , sheqerin tek I cili kemi shtuar mastikën dhe e kemi grirë për 2 minuta, kripën, mahlepin I përziejmë dhe fillojmë shtojmë vezët bashkë me qumështin ku kemi tretur majanë.

E punojmë mirë brumin derisa të përftojmë një masë të qëndrueshme tek e cila në fund shtojmë pak nga pak gjalpin të cilin e kemi në temperature ambienti dhe prerë në kubikë.

E punojmë derisa masa e brumit mos të ngjisë më në anët e enës dhe pas kësaj e mbulojmë me një qese kuzhine dhe e lëm të pushoj në një ambient të ngrohtë derisa të dyfishojë masën e saj fillestare.

Kur brumi ka dyfishuar masën e tij fillestare e marrim dhe me duart e lyera me vaj këpusim nga brumi 3 topa të vegjël me madhësi të njëjtë të cilët I hapim me dorë duke I rrotulluar midis pëllëmbëve dhe duke I tërhequr.

Me 3 shiritat e formuar bëjmë një gërshet ose diçka tjetër sipas dëshirës.

Në fund lyejmë me kujdes sipërfaqen e gërshetit ose gërshetave (varet nga madhësia se sa mund të dalin) me të kuqin e vezës të cilin e kemi përzier me 1 lugë gjelle ujë.

Shpërndajmë gjithandej mbi sipërfaqe fetat e bajameve dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 170°C për 40 minuta ose derisa të ketë marrë një ngjyrë kafe në sipërfaqe.

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të pushoj dhe me pas e konsumojmë të shoqëruar me reçel, çokollatë apo diçka tjetër sipas dëshirës.

2 Comments

  1. cfar esht mahlepin

    • Përshëndetje Alketa, mahlebi dhe mastika janë 2 erza që përdoren për tsourekin, për ti dhënë aromën dhe shijen tipike.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*