Ingredientët:
- 500 gram kos grek
- 1 kastravec
- 4 – 5 thelbi hudhra
- 5 – 6 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 tufa kopër
- 1 lugë çaji kripë
Përshkrimi:
Në fillim grijmë me rende kastravecin dhe e lëm mënjanë ndërkohë që grijmë holle koperin.
Kastravec e grirë e kullojmë nga lëngu i tepërt dhe e shtojmë tek kosi bashkë me hudhrat e bëra pure, kripën dhe vajin e ullirit.
I përziejmë mirë të gjitha dhe në fund shtojmë koperin e grirë, e përziejmë së bashku me të dhe e shërbejmë duke dhuruar një super shije të pa zëvendësueshme.




