Vasilopita me Pikëza Çokollate
Recipe by Rozafa
Course: DessertDifficulty: Easy
Servings
8
servingsPrep time
20
minutesCooking time
45
minutesIngredientët
200 gram gjalpë
200 gram sheqer
1 filxhan kos
4 kokrra vezë
1 – 1 ½ filxhan miell
1 lugë çaji pluhur pjekës
8 gram mahlepi
6 kokrra mastika
½ filxhan pikëza çokollatë
Çokollatë e bardhe për dekor
Përshkrimi
- Si fillim në një grirëse hedhim sheqerin bashke me mastikën dhe i grijmë në mënyrë që mastika të behet pluhur dhe të miksohet më së miri me sheqerin.
- Pas kësaj tek sheqeri me mastikën shtojmë gjalpin të cilin e kemi në temperaturë ambienti dhe e rrahim me ndihmën e një rrahëse dore derisa të përftojmë një masë kremoze.
- Tek masa e përftuar shtojmë një nga një vezët dhe në fund kosin, vazhdojmë i përziejmë mirë derisa të miksohen më së miri dhe i lëm mënjanë.
- Tek përzierja e mësipërme shtojmë miellin tek i cili kemi shtuar më parë pluhurin pjekës, një majë lugë çaji kripë dhe mahlepin..
- E përziejmë mirë derisa të përftohet një masë e njëjtë jo shume e trashë tek e cila në fund shtojmë pikëzat e çokollatës.
- Masën e përftuar e hedhim në formën të cilën e kemi lyer më parë me gjalpë, vendosim në të “lekun, të cilin e kemi larë mirë dhe mbështjelle me një letër kuzhine) dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 45 – 50 minuta.
- Me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.
- Pasi e nxjerrim nga furra dhe e lëm të pushoj mbi një tel kuzhine derisa të ftohet plotësisht dhe pas kësaj e mbulojmë sipërfaqen me çokollatë të bardhë të shkrirë dhe diçka tjetër sipas dëshirës.




