Ingredientët:
- 200 gram kos grek pa yndyrë
- 1 kokërr vezë
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle bajame me feta
- 1 lugë gjelle susam
- 1 lugë gjelle fara lini
- 1 lugë gjelle fara kungulli
- 1 lugë gjelle fara luledielli
- Spec i kuq i ëmbël/ djegës (sipas dëshirës)
- Piper + kripë
Përshkrimi:
Si fillim skuqim pa vaj dhe pa gjalpë, ashtu siç janë farat e kungullit, farat e lulediellit, bajamet e prera në feta, farat e susamit dhe ato të linit, dhe pas kësaj i lëm mënjanë.
Në një tigan që nuk ngjit skuqim vezën me shumë pak vaj ulliri, e mbyllim me kapak dhe e lëm të skuqet në temperaturë mesatare për 5 minuta (kjo varet se sa të gatuar e duam vezën)
Ndërkohë mënjanë në një pjatë hedhim kosin dhe e sheshojmë me lugë, mbi te vendosim vezën pasi është ftohur pak dhe mbi vezë shpërndajmë gjithandej farat e pjekura sipas dëshirës. Në fund e spërkasim me vaj me spec djegës ose spec të kuq të ëmbël të skuqur me pak gjalpë, kripë dhe piper.




