Antipasta

Vezët e Pashkës

0 comments

Ingredientët:

  • 1 bustinë bojë e kuqe
  • 2 lugë gjelle uthull molle
  • 2 litra ujë i ngrohtë
  • 15 vezë të ziera, të pa dëmtuara

Përshkrimi:

Si fillim ziejmë vezët me temperaturë të ulët në mënyrë që mos të përplasen me njëra tjetrën gjatë
zierjes. Unë së fundmi kam vendosur një pecetë pambuku dhe brenda saj vezët me pak copë ndërmjet dhe kjo më ka ndihmuar shumë ti ziej ato mirë dhe mos të më dëmtohen.

Pasi i kemi zier vezët i lëm mënjanë të arrijnë temperaturën e ambientin ndërkohë që ngrohim pak ujin tek i cili shtojmë uthullën e mollës dhe tresim bojën e kuqe duke e përzier vazhdimisht që mos të formohen kokrriza.

Pas kësaj vendosim brenda me kujdes vezët dhe i lëm për 15 – 20 minuta ose derisa shikojmë që kanë mare
ngjyrën e dëshiruar.

Pas kësaj i marrim me kujdes, i fshijmë shumë lehtë me një pecetë dhe i vendosim të thahen ne një tel kuzhine.

Në fund me një pecetë të njomur shumë pak me vaj ulliri i fërkojmë vezët për ti dhënë atë shkëlqimin që nxjerr në pah akoma më shumë dhe më bukur ngjyrën.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*