Embelsira, Krem

Zupa me Reçel Boronice

0 comments

Zupa me Reçel Boronice

Recipe by Rozafa
0.0 from 0 votes
Course: DessertDifficulty: Easy
Servings

8

servings
Prep time

10

minutes
Cooking time

30

minutes

Ingredientët

  • 1.4 litra qumësht

  • I kuqi i 3 vezëve fshati

  • 10 lugë gjelle sheqer

  • ¼ lugë çaji kripë

  • 3 lugë gjelle niseshte

  • 1 fetë gjalpë

  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje

  • Reçel boronice për dekor

  • Fistik për dekor

Përshkrimi

  • Në një enë mesatarisht të thellë përziejmë mirë sheqerin me të kuqin e vezëve dhe pas kësaj shtojmë niseshtenë, vazhdojmë e përziejmë derisa të miksohen mirë të gjitha për të shtuar në fund pak nga pak qumështin.
  • Ndërkohë që shtojmë qumështin e përziejmë pa u ndalur në mënyrë që mos të formoji kokrra se do të jetë e vështirë të shpërbëhen më pas.
  • Pas kësaj e vendosim të marre valë duke mos e ndalur përzierjen dhe pasi ka marre valë shtojmë 1 lugë gjelle gjalpë dhe ekstraktin e vaniljes.
  • Masën e përftuar e hedhim në enët ku do ta servirim tek të cilat kemi vendosur më parë një biskotë dhe pas kësaj e lëm të pushoj derisa të mpikset dhe të ftohet plotësisht.
  • Para se ta konsumojmë e zbukurojmë sipas dëshirës (unë i shtova reçel boronice dhe fistik të pjekur sepse është një kombinim i përsosur)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*