Antipasta

Fërgesë me Speca dhe Domate

0 comments

Ingredientët:

  • 1 kokërr qepë e madhe
  • 5 thelbi hudhra
  • 3 domate pa lëkurë
  • 4 speca të kuq
  • 4 speca jeshil
  • 500 gram gjizë pa shumë kripë
  • 1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
  • 1 majë lugë çaji spec djegës (opsionale)
  • ½ lugë çaji kripë + piper (sipas dëshirës)
  • Vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle gjalpë

Përshkrimi:

Në një tigan të thelle skuqim me pak gjalpë, vaj ulliri dhe kripë specat e prerë në copa mesatarisht të mëdha në mënyrë që të ndihet speci dhe pas kësaj i heqim dhe i lëm mënjanë.

Në të njëjtin tigan shtojmë përsëri pak vaj ose gjalpë dhe skuqim qepën e grirë mesatarisht hollë bashkë me hudhrat e grira dhe kur qepa fillon të zbutet hedhim domatet të cilat i kemi grirë me thike, piperin dhe specin e kuq të ëmbël (jo në grirëse elektrike në mënyrë që të ketë disa copa domate)

E lëm të marrë valë dhe pas kësaj e ulim temperaturën dhe e lëm të ziej në temperaturë të ulët derisa të dalë yndyra në sipërfaqe (rreth 20 minuta).

Kur kemi përfunduar ketë proces shtojmë gjizën, e përziejmë dhe e lëm të ziej 10 minuta më shumë bashkë me të.

Në fund shtojmë specat që skuqëm me parë, i miksojmë mirë të gjitha dhe e shërbejmë duke dhuruar një shije fantastike dhe një aromë ndjellëse që të sjell në m ëndje fëmijërinë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*