Brumra, Embelsira

Cinnamon Rolls me Rrush dhe Arra

0 comments

Ingredientët:

  • 5 filxhan miell
  • 1 filxhan qumësht i ngrohtë
  • 2 kokrra vezë  
  • 1/3 filxhan gjalpë
  • ½ filxhan sheqer i bardhe  
  • 1 lugë çaj kripë
  • 2 ½ lugë çaj maja       
  • Për mbushjen:
  • ¾ filxhan sheqer kaf
  • 1 lugë gjelle kanellë pluhur
  • ½ filxhan arra të grira
  • ½ filxhan rrush i thatë
  • 50 gram gjalpë
  • Për kremin në sipërfaqe:
  • 250 gram djathë philadelfia
  • 5 lugë gjelle sheqer pluhur
  • Lëkura e grirë e një portokalli

Përshkrimi:

Në një enë të thellë dhe përziejmë sheqerin, kripën, gjalpin (të cilin e kemi të zbutur në temperature ambienti) vezët dhe qumështin e ngrohtë tek i cili kemi tretur majanë.

Tek kjo masë shtojmë miellin duke e punuar vazhdimisht derisa të përftojmë një masë brumi të qëndrueshme i cili nuk ngjit më në anët e enës (formohet një brumë i ngjashëm me atë të byrekut)

Enën me brumin e mbulojmë me një qese kuzhine dhe e lëm të pushojë në një vend të ngrohte për 40 – 60 minuta derisa ai të dyfishojë masën e saj fillestare.

Pas kësaj e marrim dhe e hapim me një petës në formë drejtkëndëshe me një trashësi 1 – 1,5 centimetra duke e spërkatur tavolinën me pak miell që mos të ngjisë

Me gjalpin të cilin e kemi zbutur në temperature ambienti lyejmë të gjithë sipërfaqen e petës dhe mbi të shtrojmë gjithandej sheqerin të cilin e kemi përzier mirë me kanellën. Ne fund e spërkasim sipas dëshirës me rrush të thatë dhe arra të grira.

Pjesën më të gjatë të petës fillojmë e mbledhim me kujdes derisa te formojmë një rrole në formë sallami të cilën e presim në feta me një trashësi mesatare.

Fetat e prera i vendosim përmbys në një tepsi të lyer më parë me gjalpë dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 25 – 30 minuta, duke I kontrolluar.

Mënjane përgatisim kremin ku me ndihmën e një teli kuzhine të vogël rrahim philadelphia me sheqerin pluhur të cilin e shtojmë gradualisht dhe lëkurën e grirë të portokallit derisa të arrihet një krem i bute me të cilin lyejmë sipërfaqet e cinamon 5 minuta pasi i nxjerrim nga furra dhe në fund e zbukurojmë me arra dhe rrush të thatë sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*