Embelsira, Tarta

Krostat me Reçel Fiku

0 comments

Krostat me Reçel Fiku

Recipe by Rozafa
4.0 from 1 vote
Course: DessertDifficulty: Medium
Servings

8

servings
Prep time

30

minutes
Cooking time

30

minutes

Ingredientët

  • 2 kokrra vezë

  • 100 gram sheqer

  • 80 ml vaj luledielli

  • ½ lugë çaji pluhur pjekës

  • 320 gram miell

  • 200 gram reçel fiku

  • ¼ filxhan arra

Përshkrimi

  • Në fillim përgatisim petën e krostatës ku në një enë të thellë miksojmë vezët me sheqerin, vajin e lulediellit dhe lëkurën e limonit dhe pas kësaj shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës.
  • Fillojmë e punojmë derisa të përftojmë një masë brumi të plotë dhe të qëndrueshëm, treçerekun e të cilit e përdorim për petën duke e hapur me pak miell, ndërsa pjesën tjetër për shiritat në sipërfaqe të krostatës.
  • Petën e parë e shtrojmë në enën ku do ta pjekim të cilën e kemi lyer me vaj dhe e rregullojmë mirë që të puthitet nga të gjitha anët.
  • Mbi të shtojmë arrat e grira mesatarisht trashë në mënyrë që të ndjehen pak gjatë konsumimit dhe hapim gjithandej reçelin e fikut.
  • Në fund hapim pjesën e brumit të mbetur dhe e presim në shirita të hollë me të cilat dekorojmë sipërfaqen e krostatës duke i puthitur me kujdes cepat në mënyrë që mos të hapen gjatë pjekjes.
  • E pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 minuta pas së cilave e lëm të pushoji pa e lëvizur nga tepsia pasi është shumë e butë dhe reçeli shumë i nxehtë.
  • Rekomandohet të shoqërohet me akullore me vanilje për një shije ideale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*