Mish Viçi, Pjata Kryesore

Pace me Mish Viçi

0 comments

Ingredientët:

  • 1 kg mish viçi
  • 2 lugë gjelle salcë domatesh
  • 1 lugë gjelle hudhër
  • 1 filxhan kafe uthull rrushi
  • ½ lugë çaji spec djegës
  • ½ lugë çaji piper
  • 1 lugë gjelle spec i kuq i ëmbël
  • 1 lugë çaji miell
  • 1 lugë çaji kripë
  • Vaj ulliri sipas dëshirës

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë dhe presim në copa të vogla mishin e vicit të cilin e ziejmë me ujë, vaj ulliri dhe kripë.

Pasi e kemi zier mishin e heqim nga lëngu dhe e lëm mënjanë ndërkohë që nga lëngu marrim ½ filxhan çaji lëng tek I cili tresim 1 lugë çaji miell.

Miellin e tretur e rikthejmë tek lëngu I zier duke e përzier vazhdimisht.

Më pas shtojmë salcën e domates, hudhrat e grira, uthullën, specin djegës, specin e ëmbël, pak vaj ulliri dhe kripën, I përziejmë mirë të gjitha dhe e lëm të marrë valë.

Pas kësaj rikthejmë mishin tek lëngu, e lëm të ziej për 4 – 5 minuta dhe pas kësaj e ulim temperaturën dhe e lëm të ziej me temperaturë të ulët për 50 – 60 minuta derisa të dalë yndyra në sipërfaqe dhe të krijoj një ajkë të holle.

E servirim menjëherë sepse pacia konsumohet gjithmonë e ngrohtë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*