Embelsira, Kek

Kek me Karotë dhe Kardemon

0 comments

Ingredientët:

  • 200 ml vaj luledielli
  • 225 gram sheqer i bardhë
  • 4 kokrra vezë
  • 210 gram miell për ëmbëlsira
  • 1 ½ lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 1 majë luge çaji kripë
  • ½ lugë çaji kardemon pluhur
  • 100 gram rrush i thatë
  • 140 gram karota të grira
  • 50 gram stika
  • 150 gram çokollatë e bardhë
  • 1 lugë çaji gjalpë arre kokosi
  • ¼ lugë çaji kardemon pluhur

Përshkrimi:

Në një enë të thellë përziejmë vajin e lulediellit me sheqerin, dhe më pas shtojmë një nga një vezët derisa të përftojmë një masë kremoze.

Tek masa e përftuar shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, 1 majë luge kripë, sodë buke dhe kardemon pluhur i trazojmë me kujdes derisa te përftohet një masë brumi mesatar.

Në fund shtojmë karotat e grira, rrushin e thate, dhe stikat, e përziejmë me kujdes dhe e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, e nëse përdoret e njëjta formë si unë sugjerohet të shtrohet një letër kuzhine në mënyrë që të jetë më e lehtë procedura e nxjerrjes së kekut nga forma.

Piqet ne furrë të para ngrohur 180°C për 50 minuta dhe me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të pushoj mbi një tel kuzhine dhe kur është ftohur plotësisht fillojmë dekorimin.

Në banjë mari ose në mikrovalë shkrijmë çokollatën e bardhe me një lugë çaji gjalpë arre kokosi dhe pas kësaj e hedhim mbi sipërfaqen e kekut duke e dekoruar sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*