Brumra, Byrek

Byrek me Qepë dhe Domate

0 comments

Byrek me Qepë dhe Domate

Recipe by Rozafa
5.0 from 1 vote
Course: MainDifficulty: Medium
Servings

8

servings
Prep time

1

hour 
Cooking time

50

minutes

Ingredientët

  • Për brumin e byrekut:

  • 600 gram miell

  • lugë çaji sheqer

  • lugë çaji kripë

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri

  • ½ – 1 filxhan ujë

  • Për Mbushjen:

  • 5 kokrra qepe mesatare

  • 2 kokrra domate te mëdha

  • 200 gram djathë të bardhë

  • Pak vaj ulliri + kripe + piper

Përshkrimi

  • Në fillim përgatisim mbushjen duke filluar nga pastrimi I qepëve të cilat i grijmë mesatarisht dhe i skuqim me pak gjalpë, vaj ulliri dhe kripë.
  • Kur qepa fillon të zbutet pak shtojmë domatet të cilat I kemi hequr lëkurën dhe grirë mesatarisht, piperin dhe i përziejmë derisa të marrë valë.
  • Pasi ka marrë valë e ulim temperaturën dhe e lëm në temperature të ulët për 20 – 30 minuta ose derisa të shteroji lëngu i tepërt I domates dhe të dale yndyra në sipërfaqe.
  • Pas kësaj e lëm të ftohet që ta përdorim tek byreku.
  • Ndërkohë që mbushja e byrekut ftohet përgatisim brumin ku në një enë të thelle përziejmë mirë miellin me sheqerin, kripë, vajin e ullirit dhe ujin (I cili duhet të jetë në temperaturë ambienti)
  • E punojmë mirë derisa të përftojmë një brumë të butë të cilin e lëm të pushoj për 15 minuta para se ta ndajmë në 20 topa të vegjël me madhësi të njëjtë.
  • Fillojmë I hapim 5 të parat një nga një me ndihmën e një petëze (pec/okllai) sa madhësia e dorës, lyejmë sipërfaqen e secilës prej tyre me vaj ulliri dhe I vendosim sipër njëra tjetrës, pas kësaj I hapim përsëri me petëzën derisa të formojmë një petë të vetme të madhe të cilën e shtrojmë në fundin e tepsisë të cilën e kemi lyer më parë me vaj
  • Mbi petë hedhim një pjesë të përzierjes me qepë dhe domate dhe vazhdojmë me të njëjtën procedurë duke hapur petët e tjera dhe duke shpërndarë nëpër to mbushjen (4 shtresa me petë dhe 3 shtresa me qepë dhe domate)
  • Në fund i bashkojmë anët me kujdes dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 45 – 50 minuta ose sa të marrë një ngjyrë kafe të lehtë në sipërfaqe.
  • Pasi e nxjerrim nga furra përpiqemi ta kthejmë me kujdes me ndihmën e një tepsie tjetër me të njëjtën madhësi.
  • Presim 10 – 15 minuta të ftohet para se ta presim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*