Embelsira, Krem

Cheesecake me Mascarpone dhe Çokollatë

0 comments

Cheesecake me Mascarpone dhe Çokollatë

Recipe by Rozafa
0.0 from 0 votes
Course: DessertDifficulty: Easy
Servings

8

servings
Prep time

20

minutes
Cooking time

0

minutes

Ingredientët

  • Për shtresën me biskota:

  • 250 gram biskota integrale

  • 50 ml vaj arre kokosi ose gjalpë i shkrirë

  • Për pjesën Kremoze:

  • 500 gram kos grek i trashë

  • 500 gram mascarpone

  • 2 lugë gjelle sheqer pluhur

  • 1 majë luge çaji kripë

  • 50 gram çokollatë

  • 1 lugë çaji vaj arre kokosi

  • Çokollata e biskota për dekorim

Përshkrimi

  • Si fillim përgatisim pjesën e parë që është pjesa e biskotës, ku në një enë të thellë përziejmë mirë biskotat e grira në blender (te grira si miell) me vajin e arrës së kokosit ose gjalpin.
  • Me masën e formuar krijojmë një shtresë në fundin e enës ku do të ndërtojmë cheesecake dhe e ngjeshim mirë me duar ose me fundin e një gote qelqi dhe pas kësaj e lemë të pushoj në frigorifer për 20 – 30 minuta ndërkohë që ne përgatisim pjesën kremoze.
  • Në një enë mesatarisht të thelle hedhim mascarponen dhe sheqerin pluhur dhe i përziejmë me kujdes derisa të përftojmë një masë kremoze tek e cila më pas shtojmë kosin grek dhe vazhdojmë e përziejmë, në fund shtojmë çokollatën të cilën e kemi shkrirë më parë me vajin e arrës së kokosit dhe e kemi në temperaturë ambienti.
  • Nxjerrim enën që kemi lënë të pushojë në frigorifer dhe mbi shtresën e biskotës shtojmë kremin që përziemë më parë duke e ngjeshur me kujdes që mos të lëmë hapësira dhe e rikthejmë në frigorifer për të pushuar minimumi 6 orë por unë do të rekomandoja një natë.
  • Para se ta servirm e zbukurojmë me çokollata dhe biskota sipas dëshirës për një shije akoma më intensive.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*