Embelsira, Gurabije

Biskota me Stika dhe Çokollatë

0 comments

Ingredientët:

  • 1 filxhan stika (pistachio)
  • 120 gram margarinë
  • ½ filxhan sheqer i bardhë
  • 1 kokërr vezë
  • 1 ½ – 2 filxhan miell
  • 100 gram çokollatë për zbukurim

Përshkrimi:

Në një enë të thellë përziejmë gjalpin të cilin e kemi në temperaturë ambienti me sheqerin dhe vezën derisa të formohet një masë e njëjtë.

Tek kjo masë shtojmë pak nga pak miellin dhe vazhdojmë e punojmë derisa të formohet një brumë gurabijesh i qëndrueshëm tek i cili në fund shtojmë stikat.

Brumin e vendosim në një qese kuzhine dhe fillojmë e rrotullojmë bashkë me qesen duke i dhënë formën e një sallami të trashë, i mbyllim mire anët dhe e fusim në frigorifer të pushojë për 2 orë minimumi.

Pasi e nxjerrim nga frigoriferi e presim me kujdes me ndihmën e një thike të mprehtë në feta më një trashësi 1 cm ose 1,5 cm sipas dëshirës.

Fetat e prera i vendosim në një tepsi të madhe furre në të cilën kemi shtruar më parë një letër kuzhine dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 15 minuta.

Kur i nxjerrim nga furra i lëmë të ftohen pak pa i prekur. Më pas i heqim nga tepsia dhe i vendosim në një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht.

Pasi janë ftohur, i zbukurojmë sipas dëshirës me çokollatë të shkrirë për të përftuar një shije tjetër.

Janë ideale të shoqëruara me një gotë qumësht ose çaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*