Brumra, Bukë

Bukë e Thjeshtë me Fara Lini

0 comments

Ingredientët:

  • 500 gram miell për bukë
  • 4 gram maja e thatë
  • 2 lugë çaji kripë
  • 3 lugë çaji sheqer
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 filxhan uji i vakët
  • 3 lugë gjelle fara lini (ose me shumë sipas dëshirës)
  • I kuqi i 1 veze + 1 lugë çaji uji

Përshkrimi:

Në një enë mesatare tresim majanë e birrës në ujin e vakët dhe kur ajo të tretet plotësisht shtojmë kripen, sheqerin dhe vajin e ullirit.

Më pas shtojmë pak nga pak miellin duke e punuar vazhdimisht derisa të përftojmë një masë brumi të qëndrueshëm I cili nuk ngjit më në anët e enës.

Brumin e përftuar e vendosim të pushoj në një vend të ngrohtë për 30 minuta të mbuluar me një pecetë kuzhine derisa të dyfishojë masën e tij fillestare.

Pas kësaj tek brumi i përftuar shtojmë 3 lugë gjelle fara lini dhe e vendosim në enën ku do ta pjekim të cilën e kemi lyer me parë me gjalpë dhe e lëm përsëri të dyfishoj masën e saj për 30 minuta në një vend të ngrohtë.

Kur kemi arritur këtë pikë me ndihmën e një furçe kuzhine e lyejmë sipërfaqen e brumit me shumë kujdes me të kuqin e vezës të përzier më parë me një lugë gjalle ujë.

Pas kësaj e spërkasim të gjithë sipërfaqen me fara susami sipas dëshirës dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 40 minuta dhe pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet pak pa e prekur dhe me pas e nxjerrim me kujdes nga forma duke e lënë të ftohet plotësisht.

E përsosur për një mëngjes plot shije të shoqëruar me pak gjalpë dhe reçel .

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*