Embelsira, Krem

Cheesecake me Mascarpone dhe Lime

0 comments

Ingredientët:

  • Për shtresën me biskota:
  • 1 pako biskota
  • 5 lugë gjelle vaj arre kokosi
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • Për shtresën e cheesecake:
  • 350 gram qumësht I kondensuar (panda)
  • 500 gram mascarpone
  • ½ filxhan çaj lëng lime (limoni jeshil)
  • 5 të kuq veze
  • Lëkura e dy limonëve jeshil           

Përshkrimi:

Në një grirëse elektrik grijmë biskotat derisa të bëhen pluhur dhe më pas mbi to shtojmë gjalpin e arrës së kokosit dhe sheqerin dhe I përziejmë përsëri

Me masën e formuar krijojmë një shtresë në fundin e enës ku do të pjekim cheesecake dhe e ngjeshim mirë me duar ose me fundin e një gote qelqi dhe pas kësaj e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 10 minuta. (do ishte mirë të përdorej një tepsi të cilës I hapen anët në mënyre qe ta kemi më të lehtë kur ta nxjerrim)

Ndërkohë përgatisim mbushjen ku në një enë të thellë përziejmë mirë maskarponen me të kuqët e vezëve, vazhdojmë duke shtuar qumështin e kondensuar, lëkurën dhe lëngun e limonit, dhe pasi I kemi përzier mire I hedhim në tepsinë e nxehtë që sapo nxorëm nga furra dhe e fusim menjëherë përsëri në furrë pa humbur kohë  

E lëm të piqet për 30 minuta dhe kur e shikojmë që sipërfaqja është mpiksur e heqim nga furra dhe e lëm të ftohët plotësisht.

Pasi është ftohur kalojmë me kujdes nëpër anët e tepsisë një thikë të holle në mënyre që të shkëputet çdo pjesë e vogël që mund të jetë ngjitur në anët e enës. Pas kësaj e hapim me kujdes dhe e dekorojmë sipas dëshirës me feta limoni jeshil.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*