Embelsira, Gurabije

Gurabije me Copëza Çokollate

0 comments

Ingredientët:

  • 230 gram gjalpë
  • 1 filxhan sheqer i bardhë
  • ½ sheqer kaf i lehtë
  • 2 kokrra vezë
  • 3 ½ – 4 filxhan miell
  • 2 lugë çaji vanilje
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • ¼ lugë çaji kripë
  • 1 filxhan çokollatë e copëzuar

Përshkrimi:

Në një mikser elektrik rrahim gjalpin (të cilën e kemi në temperaturë ambienti) me sheqerin e bardhë, sheqerin kaf të lehtë dhe vezët përreth 5 minuta derisa të përftojmë një masë kremoze.

Tek masa e përftuar shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, vaniljen dhe një majë luge kripë derisa të arrijmë një brumë të trashë gurabijesh i cili nuk ngjit më në anët e enës.

Në fund shtojmë çokollatën e copëzuar dhe e punojmë dhe një herë në mënyrë që çokollata të përzihet mirë me brumin

Me brumin e përftuar formojmë disa topa të vegjël duke i rrotulluar mirë në mes të pëllëmbëve për ti dhënë formë rrumbullake.

Masat e formuara i vendosim në një tepsi të madhe furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 11 – 14 minuta.

Pasi i nxjerrim nga furra, i lëm të ftohen plotësisht pa i prekur pasi janë shumë të buta dhe prishen.

Kur të jenë ftohur plotësisht i konsumojmë të shoqëruara me një gotë qumësht për një mëngjes të shijshëm.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*