Embelsira, Gurabije

Gurabije të Vogla me Gjaplë

0 comments

Ingredientët:

  • 450 gram gjalpë i tretur
  • 2 të kuq veze
  • 200 gram sheqer pluhur
  • 450 gram miell për ëmbëlsira
  • 200 gram niseshte
  • 1 majë luge çaji kripë
  • 4 lugë gjelle qumësht
  • 2 lugë çaji vanilje

Përshkrimi:

Në një enë të thellë përziejmë mire me dorë ose me ndihmën e një rrahëse elektrike gjalpin (të cilin e kemi në temperaturë ambienti), sheqerin pluhur, të kuqin e vezëve, qumështin dhe vaniljen.

Më pas vazhdojmë duke shtuar pak nga pak miellin për ëmbëlsira, niseshtenë, kripën dhe vazhdojmë e punojmë derisa të formohet një brumë gurabijesh mesatarisht i qëndrueshëm i cili nuk ngjit më në anët e enës.

Brumin e përftuar e hapim me kujdes me një petës (pec/okllai) duke ruajtur një trashësi 1 cm tek e cila presim format sipas dëshirës.

Format e përftuara i vendosim në një tepsi të madhe furre të cilën e kemi shtruar më parë me një letër kuzhine dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 15 minuta.

Pasi i nxjerrim nga furra i lëm të ftohen pak pa i prekur e më pas i heqim nga tepsia dhe i vendosim në një tel kuzhine për tu ftohur plotësisht.

Në fund i spërkasim me sheqer pluhur dhe mund ti konsumojmë të shoqëruara me një gotë qumësht ose ashtu siç janë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*