Kek me Arra dhe Sherbet me Mjaltë (Karidopita)
Recipe by Rozafa
Course: DessertDifficulty: Medium
Servings
12
servingsPrep time
20
minutesCooking time
50
minutesIngredientët
250 gram gjalp
¾ filxhan çaj sheqer
1 filxhan çaj kos grek
4 kokrra vezë
1½ filxhan çaj miell
1/3 filxhan çaj miell semolina
1 lugë çaj pluhur pjekës
½ lugë çaj sodë buke
1 lugë çaj kanellë
¼ lugë çaj karafil i bluar
1 majë luge kripë
1 lugë çaj ekstrakt vanilje
100 gram pikëza çokollatë
100 gram arra të grira mesatarisht
Për sherbetin
400 ml uji
1/3 filxhan çaj mjaltë
400 gram sheqer
2 shkopinj kanelle
1 lugë gjelle lëng limoni
Përshkrimi
- Në fillim përgatisim sherbetin ku në një enë mesatare bashkojmë sheqerin, ujin, mjaltin, shkopinjtë e kanellës dhe lëngun e limonit, i përziejmë mirë të gjitha dhe e lëm të marë valë për 5 – 10 minuta.
- Në një tas qelqi të thellë hedhim gjalpin të zbutur ne temperaturë ambienti dhe mbi të shtojmë sheqerin, i rrahim bashkë të dyja me ndihmën e një rrahëse dore për 2 – 3 minuta derisa të përzihen mirë me njëra-tjetrën.
- Më pas shtojmë vezët, kosin dhe vaniljen, i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze.
- Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi përzier më parë me miellin semolina, pluhurin pjekës, sodën e bukës, kanellën, karafilin dhe kripën, e përziejmë me kujdes derisa te përftohet një masë brumi uniforme tek e cila shtojmë arrat e grira mesatarisht dhe pikat e çokollatës, e pas kësaj e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, ose gjalpë.
- E sistemojmë me ndihmën e një spatule dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 45 – 50 minuta.
- Me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.
- Këshilloj qe keku te jetë me temperaturë ambienti dhe sherbeti i nxehtë ose anasjelltas keku i nxehtë dhe sherbeti i ftohtë parasë ta shtojmë tek keku.
- Pas kësaj e lëm të pushoj për 4 orë ose gjithë natën do të ishte mirë në mënyrë që ta thith të gjithë sherbetin (sherbetin e hedhim gradualisht duke e parë sa përthithet, sipas dëshirës mund të reduktohet masa e sherbetit)
- Pasi është sherbetosur dhe është gati për tu konsumuar për një shije akoma më të veçantë dhe intensive shtojmë në të gjithë sipërfaqen e saj çokollatë të grirë dhe arra të copëzuara mesatarisht.




