Kek me Çokollatë dhe Dardha
Recipe by Rozafa
Course: Embelsira, KekDifficulty: Medium
Servings
10
servingsPrep time
20
minutesCooking time
50
minutesIngredientët
250 gram gjalpë
100 gram sheqer kane
250 gram miell
40 gram kakao
4 kokrra vezë
½ filxhan kos
½ filxhan qumësht
1 lugë çaji pluhur pjekës
¼ lugë çaji sodë buke
1 majë luge çaji kripë
60 + 60 gram çokollatë
3 – 4 dardha të vogla
Përshkrimi
- Në një enë të thellë përziejmë mirë gjalpin të zbutur ne temperaturë ambienti bashkë me sheqerin dhe më pas shtojmë vezët dhe vazhdojmë i rrahim mirë derisa të përftohet një masë kremoze.
- Kësaj mase i shtojmë kosin, e përziejmë dhe vazhdojmë me qumështin.
- Në fund shtojmë miellin të cilin e kemi miksuar më parë me pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën, i përziejmë me kujdes derisa te përftohet një masë brumi uniforme tek e cila shtojmë 60 gram çokollatë të thyer në copëza të vogla.
- Masën e përftuar e derdhim në formën që kemi lyer më parë me vaj, ose gjalpë.
- E sistemojmë mirë sipërfaqen me ndihmën e një spatule dhe në mes të brumit vendosim dardhat e plota të cilat i kemi larë dhe qëruar me kujdes.
- I sistemojmë mirë dardhat duke i ngjeshur pak me dore dhe pas kësaj e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 45 – 50 minuta.
- Me ndihmën e një shkopi kuzhine, 5 minuta para përfundimit te kohës se pjekjes bëjmë provën, nëse shkopi del i pastër përfundojmë minutazhin e përcaktuar në të kundërt e zgjasim pak.
- Këshilloj qe keku te jetë ftohur plotësisht para se te fillojmë zbukurimin, që mund te jetë thjeshtë pak sheqer pluhur, ose çokollatë e zezë e shkrirë si në rastin tim pasi çokollata me dardhën bëjnë një kombinim të përkryer.