Të Shëndetëshme

Lunch Box, Ushqimi me Vete,

0 comments

Lunch Box, Ushqimi me Vete, Dita 1

Recipe by Rozafa
5.0 from 1 vote
Course: AppetizersDifficulty: Easy
Servings

1

servings
Prep time

20

minutes
Cooking time

16

minutes

Ingredientët

  • 1 pite e lyer me salcë avokado dhe proshutë

  • 1 kokërr vezë e zier

  • 6 domate qershi të prera në dy pjesë

  • 1 bistak rrush i bardh ose i zi

  • 1 pako biskota integrale

  • 2 – 3 kokrra arra

  • 1 djathë babybel

Përshkrimi

  • Kjo është një menu shumë e thjeshtë e shijshme dhe e shëndetshme për ta konsumuar të vegjlit tanë gjatë pushimit në shkollë ose kur i hahet diçka.
  • Në këtë variant mund të fusim një pite të hollë të cilën mund ta bëjmë vetë ose ta blejmë (si në rastin tim) e lyejmë me salcë avokado e cila konsiston në miksimin e një avokado me pak kripë dhe lëng limoni e cila bluhet derisa të arrijmë një masë kremoze të cilën e shtrojmë mbi piten.
  • Mbi të shtojmë proshutën dhe e rrotullojmë duke formuar kështu një role të cilën e presim në feta dy gisht të trasha.
  • E plotësojmë këtë vakt me proteinën e vezës dhe disa domate qershi për ta zbutur shijen.
  • Mënjanë kemi një opsion te dytë që mund të jetë për pasdite e cila përmbledh frutin e stinës që në rastin tonë është rrushi, biskota integrale, disa kokrra arra dhe një copë djathi babybel.
  • Kështu formojmë një paketë të plotë të një ushqimi të shëndetshëm të cilin fëmijët tani mund ta konsumojnë pa frikë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*