Mish Pule, Pjata Kryesore

Mish Pule me Shafran dhe Kumbulla

0 comments

Mish Pule me Shafran dhe Kumbulla

Recipe by Rozafa
0.0 from 0 votes
Course: MainDifficulty: Medium
Servings

3

servings
Koha e Përgatitjes

20

minutes
Koha e Gatimit

1

hour 

Ingredientët

  • 3 kofsha pule

  • 1 lugë çaji shafran

  • ½ lugë çaji kumin

  • ½ lugë çaji spec djegës

  • 1 lugë çaji hudhra pluhur

  • Lëkura e një limoni

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri

  • 1 fetë e hollë gjalpë

  • 4 kumbulla të mëdha të kuqe

  • 2 qepë të vogla të kuqe

  • 1 kokërr kokërr limon me feta

  • 3 – 4 gjethe dafine

  • Kripë + vaj ulliri

Përshkrimi

  • Në fillim pastrojmë mishin e pulës, e kullojmë dhe e përziejmë mirë me erëzat e mësipërme (shafran, kumin, spec djegës, hudhra, kripë dhe lëkurë limoni), dhe pas kësaj e skuqim në një enë ku kemi shkrirë më parë gjalpin dhe vajin duke e kthyer nga të gjitha anët.
  • Kur mishi të jetë skuqur disi e shuajmë me pak verë (por kjo pjesë është opsionale) presim sa vera të avulloji dhe pas kësaj e heqim dhe e vendosim në tepsinë ku do ta pjekim.
  • ënjanë në një tas mesatarë përziejmë mirë kumbullat dhe qepët e kuqe të prera në feta mesatare, fetat e limonit, kripë, piper, vaj ulliri dhe gjethet e dafinës.
  • ërzierjen e shtojmë rreth e rrotull mishit, shpërndajmë në të disa kokrra piperi të kuq, e mbulojmë me letër kuzhine dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 minuta derisa pas së cilave e heqim letrën e kuzhinës dhe e rikthejmë 30 minuta të tjera në furrë në mënyrë që mishi të gatuhet plotësisht dhe lëngu të shteroji.
  • Është një gatim që duhet ta provojnë të gjithë ata qe e pëlqejnë kombinimin e frutave me mishin për një shije ideale dhe të pa përshkueshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*