Embelsira, Krem

Parfe me Banane dhe Fik të Freskët

0 comments

Ingredientët:

  • 5 fik të pjekur + për zbukurim
  • 1 kg kos grek me yndyrë (duhet patjetër i tille)
  • 350 gram qumësht i kondensuar
  • 4 banane mesatare
  • Copëza biskotash sipas dëshirës
  • Fistik të pjekur për zbukurim

Përshkrimi:

Në një mikser mesatarë hedhim bananet të prerë në copa, qumështin e kondensuar, fiqtë e qëruar dhe kosin e pas kësaj e bluajmë derisa të përftojmë një masë kremoze.

Sipas dëshirës mund të përziejmë me kremin disa copëza biskotash për një shijë më intensive

Masën e përftuar e hedhim në enën ku do të ndërtojmë parfenë tek e cila kemi shtruar më parë me një qese kuzhine në mënyrë që ta kemi sa më e lehtë kur ta nxjerrim nga forma.

Unë kam vendosur në mes të masës disa fiq të qëruar për tu dukur më bukur pas prerjes dhe për një shijë akoma më intensive por ju mund ta evitoni këtë pjesë pasi fiku duke qenë se përmban lëng, ngrinë dhe i humbet disi shija.

E mbulojmë me kujdes me qesen e kuzhinës dhe e lëm të pushoj në ngrirje për 24 orë para se ta konsumojmë.

Pasi e nxjerrim nga ngrirja e lëm të pushoj 10 minuta në temperaturë ambienti që ta nxjerrim më lehtë nga forma dhe e dekorojmë me fiq, fistik të pjekura për një shije akoma më të veçantë.

Në fund e spërkasim me mjaltë dhe e shërbejmë duke dhuruar një shije të ëmbël freskie.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*