Brumra

Quiche me Kungull dhe Proshutë

0 comments

Ingredientët:

  • 1 petë Brisee
  • 4 – 5 kunguj jeshil të vegjël të prerë me feta
  • 100 gram proshutë në kubikë
  • 1 kokërr qepë e madhe
  • 5 kokrra vezë
  • 1 filxhan qumësht
  • ¼ filxhan miell
  • 1 luge çaj kripë
  • 100 gram djathë parmigiano
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 tufë kopër

Përshkrimi:

Në një tigan të thellë skuqim qepën me pak vaj ulliri dhe kripë, vazhdojmë duke shtuar kungujt e prerë në feta dhe kur kungulli të zbutet shtojmë proshutën e prerë në kubik, I përziejmë mirë të gjitha dhe e lëm mënjanë të ftohet.  

Ndërkohë që përgatitja e mësipërme është ftohur kalojmë tek pjesa tjetër ku në një enë mesatare përziejmë qumështin me miellin, kripën, dhe parmigiano, e më pas shtojmë vezët të cilat I kemi rrahur mënjanë në një tas të vogël.

Petën brisë e shtrojmë në një tepsi të cilën e kemi lyer me parë me vaj luledielli dhe me ndihmën e një piruni hapim mbi të gjithë sipërfaqen disa vrima të vogla në mënyrë që peta mos të fryhet gjatë pjekjes.

Mbi petë përhapim gjithandej përzierjen që përgatitëm më parë me kungujt, shtojmë mbi të qumështin qe kemi trazuar me vezët, e spërkasim me kopër të grirë dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 220°C për 35 – 40 minuta .

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet para se ta presim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*