Sallatë

Quinoa Mikse me Domate dhe Avokado

0 comments

Quinoa Mikse me Domate dhe Avokado

Recipe by Rozafa
0.0 from 0 votes
Course: SaladsDifficulty: Easy
Servings

8

servings
Prep time

20

minutes
Cooking time

35

minutes

Ingredientët

  • 2 filxhan quinoa me 3 ngjyra

  • 2 filxhan uji

  • 2 kastravecë të mëdhenj

  • 1 kokërr qepë e kuqe

  • 2 avokado të pjekura

  • 4 kokrra domate mesatare

  • 50 ml vaj ulliri

  • Kripë + piper

  • Aceto Balsamico Cremoz

Përshkrimi

  • Quinoan e pastrojmë mirë dhe e vendosim ne një ene bashkë me ujin, me 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe ½ lugë çaj kripë (quinoa gatuhet njësoj si orizi) pasi ka marrë valë e lëm të ziejnë për 35 minuta në temperaturë mesatare dhe kur është gatuar plotësisht e heqim nga zjarri dhe e përziejmë disa herë që të mos mbetet shumë e lagësht.
  • Ndërkohë mënjanë presim qepën, kastravecët dhe avokadot në kubik shumë të vegjël që të miksohensa me mirë me quinoan.
  • Më pas pastrojmë domatet duke i hequr lëkurën dhe farat dhe duke i prerë përsëri në kubik të vegjël për ti bashkuar më pas më pjesën tjetër (kastravecët, qepa dhe avokadot)
  • Tek përbërësit që grimë shtojmë quinoan, kripën, piperin dhe vajin e ullirit dhe i përziejmë mirë të gjitha, e pas kësaj e servirim duke e zbukuruar më pak aceto balsamiko kremoz dhe duke përftuar një drekë të shëndetshme dhe shumë të shijshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*