Sallatë me Spinaq dhe Portokall
Recipe by Rozafa
Course: SaladsDifficulty: Easy
Servings
4
servingsPrep time
20
minutesCooking time
0
minutesIngredientët
200 gram spinaq i vogël
1 kokërr qepë e kuqe e vogël
3 lugë gjelle fara susami të pjekur
3 lugë gjelle fara kungulli
3 lugë gjelle fara luledielli
1 kokërr portokall
¼ filxhan arra të plota
djathë parmigiano
Vaj ulliri + kripë sipas dëshirës
Aceto Balsamico kremoz
Përshkrimi
- Si fillim pastrojmë mirë të gjithë përbërësit duke filluar nga spinaqi të cilin pasi e lajmë e lëm të kullojmë dhe në fund e vendosim në enën ku do të bëjmë sallatën.
- Vazhdojmë me qepën të cilën e kemi prerë në feta shumë të holla e zbutur pak me dorë dhe më pas shpërndajmë gjithandej djathin parmigiano të prerë shumë holle, farat e lulediellit dhe të kungullit të cilat i kemi kaluar pak në tigan (pa gjalpë) thjeshtë tundur disa herë derisa të marrin një ngjyrë të lehtë dhe një shije krokante.
- Në fund shtojmë fetat e portokallit, arrat e plota dhe susamin e pjekur.
- E mbyllim duke i shtuar kripën, vajin e ullirit dhe aceton dhe e servirim duke dhuruar një shije të veçantë që shkon në mënyrë perfektë me frutin e stinës portokallin.