Antipasta

Sushi me Salmon të Tumosur

0 comments

Ingredientët:

  • 250 gram oriz për sushi
  • 330 ml uji
  • 3 lugë gjelle uthull orizi
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë çaji kripë
  • 2 feta salmon i tymosur
  • 1 kavanoz i vogël vezë peshku të kuqe
  • 1 pako alga deti për mbështjellje (nori sheets)
  • 1 kastravec mesatare
  • 2 – 3 karota mesatare  
  • 1 – 2 avokado të pjekura
  • 2 speca të kuq
  • 2 speca jeshil
  • Wasabi
  • Salcë Soje
  • Xhinxher Turshi

Përshkrimi:

Si fillim përgatisim orizin për sushi të cilin pasi e kemi shpëlarë disa here me uji të ftohtë e vendosim të ziej bashkë me ujin, e përziejmë vetëm një here dhe e lëm të ziej për 10 minuta me kapak të mbyllur pas së cilave e fikim sobën dhe e lëm të pushoj për 30 minuta pa ja hequr kapakun.

Ndërkohë që presim orizin të ftohet përgatisim mbushjen ku pastrojmë dhe presim në shirita të hollë kastravecët, karotat dhe specat, presim në feta të holla avokadon dhe në copa mesatare salmonin e tymosur.

Në një tas të vogël përziejmë uthullën e orizit me sheqerin dhe kripën dhe masën e përftuar ja shtojmë orizit, e përziejmë mirë dhe fillojmë përgatitjet për montimin e sushit.

Para se të fillojmë duhet të kemi në tavolinë dhe në një enë me uji e cila do të na ndihmoji të pastrojmë duart gjatë shtrimit të orizit pasi orizi është ngjitës.

Në vazhdim marrim një fletë algë deti, e vendosim mbi tavolinën dhe mbi të shtrojmë me kujdes orizin duke e shtruar dhe ngjeshur me dorë derisa ta shtrojmë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë sipërfaqen.

Në të njëjtin drejtim, tre gisht nga fundi I fletës vendosim pak kastravecë, pak karota ose speca, 2 – 3 feta avocado dhe një copë salmon të tymosur.

Fillojmë e mbështjellim me kujdes duke e rrotulluar dhe ngjeshur në të njëjtën kohë dhe në fund e presim me feta një gisht larg njëra tjetrës.  (thika duhet të jetë e mprehtë dhe që të pritet sa më mirë e fusim në ujë para çdo prerje)

Sigurisht që kombinimi I mbushjes së sushit është sipas dëshirës dhe në fund e konsumojmë të shoqëruar me salcë soje tek e cila kemi tretur pak wasabi, dhe feta të holla xhinxheri turshi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*