Peshk, Pjata Kryesore

Tavë me Sardele dhe Domate Qershi

0 comments

Ingredientët:

  • 500 gram sardele
  • 10 domate qershi
  • Lëngu i dy limonëve
  • 1 limon me feta
  • 2 gjethe dafine
  • 1 lugë çaji rigon
  • 1 lugë çaji kripë
  • Vaj ulliri sipas dëshirës

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë mire sardelet duke I hequr të brendshmet por jo kokën (pjesa e kokës është opsionale megjithëse unë preferoj mos ta heq),I lajmë me kujdes dhe I lëm të kullojnë për 10 minuta.

Pas kësaj shtojmë rigonin dhe kripën dhe i përziejmë me dorë me shumë kujdes e pasi i kemi përzier mire i shtrojmë në tepsinë ku do ti pjekim.

Shpërndajmë gjithandej mbi sardelet domatet qershi të prera në 4 pjesa dhe midis sardeleve vendosim gjethet e dafinës dhe fetat e limonin të prera holle.

Në fund i spërkasim gjithandej me vajin e ullirit dhe lëngun e limonit dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 35 minuta pas së cilave e servirim menjëherë të shoqëruar me sallatë ose diçka tjetër sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*